Gazetarja: Keqardhje për emigrantët, Nuk ka as firme per patentat, as rinovim, as pensione

6553
0

DOKRRA E HINIT!

Me keqardhjen ndaj dhjetra emigrantëve shqiptarë që prej muajsh më shkruajnë, për momentin nuk ka rinovim të marrëveshjes së njohjes së patentave shqiptare në Itali. Mbi postimin rrenacak e plot “gëzim” te KM dje, që shkruante se “sot ministrja shqiptare Xhacka do të mbërrinte në Romë për të nënshkruar këtë rinovim”.

1-Ministrja nuk vjen sot në Romë.

2-Vizita ka qenë e programuar në rrugë institucionale e bëhet nesër datë 12 mars 2021. Pra as datën e vizitës nuk e ka të shënuar në axhende qeveria shqiptare.

3- Nuk ka firmë rinovimi njohje patentash shqiptare në axhendën e takimit. Xhaçka mund ta sjellë si kërkesë, por nëse nesër e shesin si dakortësi diheni se gënjejnë. Dakortësia është arritur që me 2013-2014 e ka skaduar me 2019 e sipas marrëveshjes duhet rinovuar çdo 5 vite.

4-Për rinovimin e kësaj marrëveshje çështja nuk është në duart as të Di Maios e as Xhaçkës, por e Ministrive të Transportit të dy vendeve e që për momentin çdo gjë ka mbetur me dhjetor të 2019.

5-Keqardhje për emigrantët që u vunë në lojë e keqardhje dhe për veten që për jo profesionalitët institicional shqiptar e rrena propagande facebook m’u desh të shfaqesha si jo serioze me kërkesat e mia për të marrë lajmin e fundit tek autoritetet më të larta italiane.

6- “Ma brutta figura hai fatto te” i dashur KM, unë vazhdoj të jem shërbetore e informacionit të vërtetë mes dy vendeve, e parashikova gjithçka që dje… por të dhashë besim se ndoshta kishte ndonje spirale shprese. Offrecords. E ja që gabova.

7-Nesër do ti nisësh një sms mikut Di Maio për të thënë dy fjalë në video, se ka shpresë për patentat, eh të duhet për fushatën. Por fjalët i merr era.

E vërteta është se: NuK KA AS FIRME / AS RINOVIM/ AS PENSIONE/ AS VOTE! Ka veç dokrra hini!

…e përsëris kujdes me ata që bëjnë propagandën e patentave e të pensioneve në Shqipëri. Hallet e emigrantëve zgjidhen me profesionalitët, seriozitet, qetësi e aftësi institucionale e diplomatike. Duhen ekonomiste të aftë të së drejtës ekonomike ndërkombëtare, të njohur ligjërisht në Itali e në nivel europian, e jo zyra italiane sindikatash.