Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit/ Njoftimi i Ministrise se Jashtme

1656
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka diten e sotme ka nisur një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njofton se fokusi kryesor i vizitës së ministres Xhaçka është njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit.

Të dy ministrat, do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Te gjithe jemi ne pritje te kesaj deklarate.