700 mijë shqiptarë jetojnë ne Itali, 49 mije kane nje biznes.. Ambasadori italian flet per integrimin e shqiptareve

3253
0

Rreth 700 mijë shqiptarë jetojnë ligjërisht në Itali dhe mbi 49 mijë e tyre kanë një sipërmarrje në shtetin fqinj. Shifrat i dha vetë ambasadori italian, Fabrizio Bucci, i cili këtë të mërkurë ishte i ftuar në emisionin Opinion.

Bucci u shpreh se që prej momentit të parë që shqiptarët emigruan drejt Italisë, ata janë integruar në shoqëri dhe në çdo sektor të mundshëm. Sa i përket biznesit, ambasadori tha se shqiptarët janë integruar shumë mirë në pjesën verilindore të vendit.

Blendi Fevziu: Gjëja më interesante tani, Ambasador, është se tridhjetë vite më pas, pjesa më e madhe e atyre njerëzve, janë integruar tashmë në Itali, por edhe në vendet e tjera evropiane ku kanë shkuar, por, veçanërisht në Itali. Sa i madh është komuniteti shqiptar në Itali?

Fabrizio Bucci: Atëherë shumë nga këta shqiptarë janë integruar në Itali, kanë gjetur shtëpi, kanë gjetur një punë, kanë mësuar gjuhën italiane dhe duhet të them se janë të shumta, të shumta, historitë e suksesit, por edhe e jotja, në mënyrë të veçantë, është një histori suksesi. Aktualisht, në Itali, ndodhen rreth…numrin e saktë nuk e di askush, por ligjërisht, aktualisht, në Itali jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë.

Blendi Fevziu: Italia zë vendin e parë ndër vendet e huaja në të cilin jetojnë më shumë shqiptarë…

Fabrizio Bucci: Po…është vendi në të cilin rreth 450 mijë shqiptarë janë të pajisur me leje qëndrimi, ndërsa të tjerët kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…

Blendi Fevziu: Kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…     

Fabrizio Bucci: Sepse ligji ynë lejon mbajtjen e dyshtetësisë, italiane dhe shqiptare…

Blendi Fevziu: Dhe janë të integruar mirë…

Fabrizio Bucci: Dhe janë absolutisht të integruar, pak a shumë në çdo sektor…kam lexuar, vetëm pak ditë më parë, të dhënat e fundit të Fondacionit Leone Moressa…

Blendi Fevziu: Po…

Fabrizio Bucci: Që studion kontributin e emigrantëve në ekonominë italiane..

Blendi Fevziu: Italiane…

Fabrizio Bucci: Sipas të dhënave të fundit, numri i sipërmarrjeve në pronësi të shtetasve shqiptarë në Itali është më i madh se 49 mijë…

Blendi Fevziu: 49 mijë sipërmarrje me pronarë shqiptarë…

Fabrizio Bucci: Duke përfshirë edhe personat fizikë, janë saktësisht 49 mijë e 700… dhe ajo çka është e rëndësishme është se gjatë vitit 2020, pra, në kulmin e pandemisë COVID Ky numër, krahasuar me vitin e mëparshëm, është rritur me 6%…

Blendi Fevziu: Është rritur?

Fabrizio Bucci: Me 6% përgjatë vitit 2020, në kohën e COVID dhe nga viti 2011 e deri më sot, pra, në më pak se 10 vite, numri i tyre është rritur me 35%…

Blendi Fevziu: Që do të thotë…janë sipërmarrje të vogla…apo edhe të mëdha…

Fabrizio Bucci: Të vogla e të mesme…po bëhen edhe të mëdha sipërmarrjet…

Blendi Fevziu: Edhe sipërmarrje të mëdha…

Fabrizio Bucci: Absolutisht…ushtrojnë veprimtari, pak a shumë, në të gjithë sektorët…

Blendi Fevziu: Cili është sektori kryesor…

Fabrizio Bucci: Tashmë janë integruar plotësisht në ekonominë sidomos të pjesës verilindore, Ajo zonë është motori ekonomik i Italisë. Po, edhe kjo është e veçantë, sepse emigracioni i ri shqiptar është përqendruar, kryesisht, në pjesën qendrore të Veriut, që është zona më e pasur e Italisë, në jug gjejmë komunitetet e vjetra të arbëresheve.