Familjarët e 21 Janarit i kërkojnë drejtësi, habit Rama: Ka agjenci të huaja që duan të na lidhin me mafian

646
0

7 vite më parë, në protestën e dhunshme të “21 janarit”, katër persona mbetën të vdekur. Sot, Edi Rama i priti familjarët e të vrarëve në Kryeministri, ku dha dhe shpjegimin për mosndëshkimin e autorëve të vrasjes së protestuesve.

Rama e sheh problemin tek drejtësia. 21 janarin e cilësoi pasqyrë kombëtare të betejës disa vjeçare të sistemit të drejtësisë.

“21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pa fuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi. Një pasqyrë kombëtare të betejës së shpallur tre vitet e fundit të sistemit të drejtësisë, ku në çdo hap ndeshemi nga celula anti reformë. Sot prindërit janë 7 vjet më të moshuar. Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7 fish më sunduese” tha Rama.

Familjarët e katër protestuesve të vrarë më 21 Janar 2011 janë pritur siç do 21 janar nga Kryeministri Rama, që si gjithmonë u ka premtuar drejtësi. Po ndërsa familjarët kanë mbajtur nga një fjalim fare të shkurtër duke kërkuar drejtësi, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim afro 60 minuta ku ajo çka ka bërë përshtypje është fakti se Rama ka folur për forca të brendshme por edhe të huaja që investohen të godasin qeverinë e tij për ta demonizuar si një qeveri të lidhur me mafien, që flasin për një popull që s’ka bukë, për të rinj që duan të ikin, që s’ka shëndetësi, që ka kabinizuar vendin.