10 gjëra që bën çdo çift i lumtur!

1368
0

Shumë nga ne e kanë provuar ndjenjën e mrekullueshme të kesh një person me të cilin të ndash çdo gjë, sidomos çastet e lumtura. Por cilat janë gjërat që çdo çift i lumtur bën? Më poshtë po rendisim 10 prej tyre:

1.Të bëni dush bashkë. Është një prej gjërave që çdo çift bën kur ka kohë në një lidhje. Të lash partnerin, t’i bësh masazhe apo edhe dashuri nën dush. Romantike apo jo?

2.Të shikosh të njëjtin program televiziv, edhe kur jeni në vende të ndryshme. Shumë pak njerëz e bëjnë, por është shumë bukur kur jeni duke bërë të njëjtën gjë edhe pse nuk jeni bashkë.

3.Të ndash shtratin. Është një marrëveshje që bëhet që në fillim, me apo pa diskutime. Secili zgjedh krahun e vet të shtratit. Ndonjëherë ka nevojë edhe për tratativa.

4.Të strukesh në krahët e tij/saj. Zakonisht ndodh vetëm për femrat, por ka raste edhe kur ndodh e kundërta, varet nga masa e partnerëve :p . Të jep një ndjenjë ngrohtësie dhe sigurie.

5.Të vendosni bashkë ku do hani. Kur je në shtëpi nuk ka shumë gjëra për të vendosur, por kur bëhet fjalë për restorante, është mirë që të zgjidhni bashkarisht ku do shkoni. Zakonisht, në 70 përqind të rasteve mashkulli e di ku do të shkojë femran, megjithatë lëreni të shprehet.

6.Të bësh partnerin të qeshë. Marilyn Monroe ka thënë se “nëse e bën një femër të qeshë, ajo do bëjë gjithçka për ty”. Është padyshim një prej kurave më të mira që ekzistojnë.

7.Të ndërrohesh në sy të partnerit. Pasi keni kryer marrëdhënie, nuk ka asgjë prej së cilës të turpëroheni më. Nëse turpëroheni, atëherë nuk jeni çifti më i lumtur i mundshëm…

8.Toleroni “ato ditë”. Meshkujt mendojnë shpesh për seksin, por bëni mirë që një javë në muaj të mendoni më shumë për partneren, se sa dëshirat tuaja. Do të shpërbleheni!

9.Zgjidhni tema të mira për darkat jashtë. Nuk mund të bëni muhabete të përditshme edhe kur jeni jashtë, apo jo? Janë çaste të rëndësishme, ndaj mos i shpërdoroni me biseda të parëndësishme.

10.Bëni biseda mbi jastëk. Mos e merrni në kuptimin e drejtpërdrejtë :p . Bëhet fjalë për bisedat në fund të ditës ku shprehni ato që keni kaluar, apo edhe mendimet që ju vërtiten./ BORDO