Kishte ekspuls 5 vjecar, ja cfare i ndodhi shqiptarit qe ishte kthyer te punonte serish ne Itali

6247
0

Një i ri shqiptar i dëbuar nga Italia në vitin 2018 është arrestuar në shtetin apenin teksa ishte në drejtimin e një kamioni.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij është bërë ndërsa po kalonte në një pikë kontrolli në qytetin Inverigo në rrugën shtetërore SS342.

Një patrullë nga Seksioni i Policisë Rrugore të Comos ndaloi një kamion që drejtohej nga një shofer shqiptar, i cili po kryente një transport kombëtar të mallrave për palët e treta.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, doli se drejtuesi i automjetit, megjithëse kishte një marrëdhënie të rregullt pune me kompaninë e ngarkuar me transportin, ishte i paligjshëm në territorin kombëtar.

Një urdhër dëbimi i lëshuar nga Prefekti i Vareses në 2018 dhe i shoqëruar në kufi nga stafi nga Zyra e Emigracionit në Selinë e Policisë së Milanos ia ndalonte atij hyrjen në territorin italian.

Edhe pse nuk duhej të shkelte në Itali për një periudhë 5 vjeçare, shqiptari ishte kthyer në mënyrë të paligjshme. Për këto arsye, drejtuesi i automjetit u arrestua.

Teksa eshte ne pritje te seances gjyqësore, shqiptari po qëndron në “arrest shtëpie”.