Pëllumb Pipero jep lajmin qe te gjithe prisnim, ja cfare ndodh në mesin e qershorit

1083
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka dhënë lajmin e mirë përsa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, pasi u shpreh se Shqiëpria do të arrijë “imunitetin e tufës” në mes të qershorit nëse vaksinimi do të vijojë me këto ritme.

Sipas tij, ka ardhur koha që Komiteti Teknik i Ekspertëve të lehtësojë masat anti-COVID, duke filluar që prej javës tjetër apo në javën e parë të qershorit.

“Situata është shumë më mirë, brenda pritshëmrive tona. Kemi parë raportin e rasteve të reja të infektuara me tamponët, që është te 1-2%, dikur ishte 20-25%. Kemi parë raportin e rasteve të infektuara me ato të shtruara, që lëviz me 15 apo 20 herë dhe kemi parë raportin e rasteve të shëruar me ato aktive, që tregojnë se kemi një situatë shumë optimiste.

Të shtruarit në spitale janë mbi 50 vjeç. Kemi edhe raste të rënda, por po përpiqemi të mos kemi më humbje jete.

Në rast se vaksinimi që është kthyer në faktor kryesor të frenimit të pandemisë, ecën me këto ritme, gjysma e parë e qershorit do të vijë me imunitetin e tufës të arritur.
Ka ardhur koha që Komiteti Teknik të rishikojë dhe lehtësojë masat shtrënguese javën që vjen apo në fillim të muajit tjetër”, tha Pipero në A2.