Konsullata ben njoftimin e fundit per shqiptaret ne Itali

1824
0

Konsullata shqiptare ne Bari ka bere nje njoftim per ata persona qe kane humbur daten e takimit per terheqjen e dokumentave biometrike transmeton shqiptari.net.

Njoftim !

Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë humbur datën e takimit për pajisjen me dokumente biometrikë se tashmë mund të aplikojnë sërish duke përzgjedhur perseri vetë datën e takimit dhe fashën orare. Kjo risi u jep të gjithë aplikantëve mundësinë e përzgjedhjes së një date të re të përshtatshme për ta dhe njëkohësisht rrit standardin e shërbimit në Konsullaten ne Bari me automatizimin e listave ditore të takimit me qytetarin.

Në rast se hasni vështirësi me riaplikimin ju mund të drejtoheni për asistencë në adresat: [email protected] dhe [email protected].