Zv. ministri PARALAJMËRON qytetarët: Kujdes! Pas orës 18:00 priten reshje në këto zona

1158
0

Zëvendës ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi pritet sërish që të fillojnë reshjet.

Në një intervistë për Report Tv, ai ka thënë se në 24 orët e fundit moti do të përkeqësohet, temperaturat do të ulen dhe reshjet e borës do  të fillojnë përsëri. Xhafaj tha se pritet një ulje drastike e temperaturave pas orës 18:00, prandaj këshilloi qytetarët që të shmangin lëvizjet.

“Që nga dita e djeshme me përkeqësimin e kushteve janë marrë një sërë masash. Është rritur numri i mjeteve që merren me pastrimin e borës kemi qenë në mbikqyrje të këtyre kontraktorëve. Deri tani sa i përket të gjithë rajonit jugor situata është stabël. Zgjedhim këtë moment për të bërë dhe njëherë thirrje për qytetarët me uljen e temperaturave dhe me rinisjen e reshjeve. Ka një domosdoshmëri që qytetarët të ndjekin rregullat e qarkullimit sidomos në ato akse ku ka probleme. Të kufizohen lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike.

Situata pritet të përkeqësohet me uljen e tmeperaturave në disa zona. Kufizoni lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike. Nga ora 18:00 e tutje pritet një ulje drastike e temperaturave dhe në zona fushore,  si bashkia Elbansan ku jam tani do kete problematika. Do ketë ngrica”,- tha ai.

Gjithashtu Xhafaj bëri një pasqyrim të situatës duke treguar zonat të cilat vijojnë të jetë të bllokuara për shkak të kushteve të motit.

“Ka një sërë zonash të thella ku ka pasur problematika për lëvizjen. Në aksin Lezhë Milot ka pasur problematika.  Ka një sërë zonash me problematika. Duhet të përmendim aksin Lezhë Milot. Nga mbrëmja e kaluar është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda. Ka zona të bllokuara edhe në Elbasan janë zona të thella. Emergjencat e zonave civile po mundohen të hapin rrugën për të kaluar. Moti pritet të jetë i keq dhe në 24 orët në vijim. Qytetarëve u bëj thirrje të mos lëvizin dhe të rrinë brenda. Jemi duke vlerësuar situatën. Ka një problematikë që ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut por edhe të borës. Janë ngritur shtabe të emergjencës në të gjitha bashkitë”, tha Xhafaj.