Pasaporta për vaksinën per te kaluar kufrin do të merret online

896
0

Për të udhëtuar lirshëm nga një shtet në tjetrin, Bashkimi Europian sheh si mundësi shpëtimi gjatë pandemisë pasaportën e vaksinimit,  një vërtetim që do të ishte i ngjashëm sipas  ekspertëve të komisionit europian me rezultatin negativ të tamponit që kërkohet ditët e sotme nga disa shtete për të kaluar kufirin.

Mirëpo edhe pse nuk është marr ende ky vendim, Shqipëria ka nxjerr në portalin e-Albania formatin e pasaportës së vaksinimit covid19.ky shërbim elektronik vlen për të gjithë personat të cilët kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe përmes një mesazhi në nr e telefonit ata njoftohen se kur do të jetë gati pasaporta për tu shkarkuar nga portali e-albania.

Procedura është e thjeshtë, mjafton të hyni në portal të regjistroheni si individ dhe më pas të kërkoni shërbimin pasaportë vaksinimi covid 19 dhe të del opsioni këtu. Klikohet dhe informohesh për pasaportën. Ky dokument do mund të merret online, menjëherë dhe pa pagesë me anë të një kodi unik sipas hapave të shpjeguara më sipër. Është i bazuar sipas ministrisë së shëndetësisë në dy ligje ‘për kujdesin shëndetësor dhe për parandalimin e sëmundjeve infektive’.

Ideja që krah pasaportës biometrike do të duhet dhe ajo e vaksinimit për të udhëtuar nuk është mirëpritur nga të gjithë  kjo pasi nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe në këtë mënyrë diskriminohen personat që nuk ju krijohet mundësia për tu vaksinuar.

Si në Shqipëri ku kanë mbërritur vetëm rreth 2000 vaksina që kanë vaksinuar stafin mjekësor në vijë të parë me virusin. Nga ana tjetër kjo pasaportë vaksinimi do e shndërronte vaksinën të detyrueshme, duke shkelur të drejtën e lirisë së lëvizjes.