Kriza në Itali, kryeministri Conte pritet të japë dorëheqjen

327
0

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, sot në orën 09:00 kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen pas humbjes së shumicës cilësuese në Senat pas largimit nga koalicioni të partisë së Matteo Renzi dhe vështirësisë për ta drejtuar qeverinë e tij përballë sfidave që përballet vendi. Kjo lëvizje vjen në momentin kur aleati i tij në qeverisje, Luigi di Maio kërkoi mbështetje më të madhe për Conten i cili kaloi edhe mocionin javën e kalusr dhe u shqua për përballimin më të mirë të krizës shëndetësore me koronavirus. Fjalen e fundit e ka presidenti i vendit Sergio Mattarella.