Ambasada Shqiptare në Romë ben njoftimin e rendesishem

1170
0

Njoftim!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 18 dhjetor 2020, se dokumentet kanë mbërritur.

Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë.

Korrieri duhet të pajiset me:

  1. Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit;
  2. Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë;
  3. Dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.

Adresa jonë është:
Ambasciata della Repubblica d’Albania
Via Asmara 3 – 5
00199 Roma
Italia

Tërheqja e dokumenteve kryhet në çdo ditë pune, në orarin 09:00-15:00.

Kujdes: Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen.