Mjeku italian Tullio Simoncini është dënuar me pesë vite e gjashtë muaj burg për vrasje me dashje dhe ushtrim abuzin të profesionit të tij. Disa kohë më parë, mjeku Simoncini ka kuruar me sodë buke një të ri me sodë buke, të sëmurë me kancer.
Vendimin është dhënë nga një gjykatë e Romës e cila gjithashtu ka dënuar me 2 vjet edhe mjekun radiolog Roberto Gandini, si bashkëpunëtor të Simoncinit.
Të dy ishin akuzuar se për gjashtë vite, në një klinikë në Tiranë kanë kuruar me sodë buke 27-vjeçarin italian Luca Olivotto, i cili vuante nga një tumor në tru. Olivotto, në 2012 ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku Simoncini punonte për t’iu nënshtruar disa kurave dhe pas dy ditësh vdes për shkak të një agravimi të rëndë të situatës së tij shëndetësore.
Dy vite burg janë dhënë edhe për mjekun radiolog Roberto Gandini, që ka qenë ndihmësi i Simoncinit, duke përdorur nëpërmjet venave të gjakut, doza sode buke, që duket se kanë sjellë vdekjen e të riut.
Shkaku i vdekjes, nga një arrest kardiak është pasuar nga një “alcalosi metabolike” shumë e rëndë, që ka ndodhur në 18 tetor, 6 vjet më parë në një spital të Tiranës, ku Simoncini po praktikonte terapinë e tij kundër kancerit (që në të vërtetë nuk funksiononte).