Sot hyjnë në fuqi masat e reja të lëvizjes së qytetarëve si dhe për bizneset

447
0

Ditën e sotme do të hyjnë në fuqi masat e reja të lëvizjes së qytetarëve.

Ashtu siç kishte parashikuar Komiteti Teknik i Ekspertëve, kufizimi i lëvizjes deri në orën 20:00 do të zgjaste vetëm gjatë periudhës së festave.

Nga dita e sotme qytetarët mund të lëvizin nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Ky orar është i vlefshëm edhe për bizneset, të cilat mund të qëndrojnë të hapura brenda këtij orari.

Personat që duan të lëvizin jashtë këtij orari mund ta bëjnë vetëm nëse kanë emergjenca shëndetësore, për motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Për të lëvizur jashtë orarit të përcaktuar, duhet të merret leje e posaçme në portalin e-Albania.