Italia të na rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke na ofruar pak nga vaksinat e saj

682
0

Gazetari Carlo Bollino shprehet se Italia duhet t’i rikthejë solidaritetin Shqipërisë duke e ndihmuar me sigurimin e dozave të vaksinës. Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen e tyre ka mbetur ende pa vaksina.

Gazetari Carlo Bollino përmes një statusi në Facebook ka apeluar që Italia të rikthejë solidaritetin që Shqipëria i dha asaj kur pandemia e kishte ‘gjunjëzuar’ para 10 muajsh prej pandemisë.

Bollino shkruan se tashmë Italia duhet t’i vijë në ndihmë Shqipërisë me vaksinat anti-covid, me 450 mijë doza të të cilave italianët i perfitojnë cdo javë. Gazetari Bollino shprehet se Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian, ka mbetur ende pa vaksina, ndërsa Italia ka nisur vaksinimin.

Sikur 1000 doza të jepeshin për Shqipërinë çdo javë nga Italia, shkruan Bollino, ajo do të tregonte se fjala solidaritet dhe mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie.

“Në muajin mars, kur Italia ishte në kulmin e emergjencës Coronavirus, Shqipëria vuri në dispozicion 30 mjekë dhe infermierë duke përfituar nga disponibiliteti i burimeve profesionale të papërdorura në frontin e pandemisë. Dhjetë muaj më pas, Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, që i jep prioritet vendeve më të pasura (në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian), ka mbetur ende pa vaksina. Dhe do t’i duhet të presë akoma 3 javë për të marrë dozat e para.

Ndërkohë më të brishtët vazhdojnë të vdesin.  A nuk do të ishte ky momenti që Italia të shkëmbente në mënyrë konkrete dhe të prekshme solidaritetin e marrë dhjetë muajve më parë?

Italia ka marrë mbi 450.000 doza vaksinash në javë, por deri tani ka mundur të bëjë më pak se 10 %. Do të mjaftonte të jepte 1000 doza në javë për Shqipërinë, për të filluar imunizimin që tani të personelit mjekësor, të mësuesve, të policëve, të moshuarve…

Do të ishte vërtetë shumë bukur të zbulonim se fjala solidaritet dhe fjala mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie!”, shkruan Bollino