Monedha dixhitale Bitcoin ka kapur rekordin e saj të Shtunën, duke filluar vitin me një rritje mbi 30,000 $ për herë të parë, me gjithnjë e më shumë tregtarë dhe investitorë që vunë bast se është në rrugën e saj për t’u bërë një metodë kryesore pagese.
Çmimi i kriptomonedhës më të popullarizuar në botë u shit deri në 33,099 dollarë të Shtunën, me pothuajse të gjithë tregjet e tjera të mbyllura gjatë fundjavës së parë në 2021. Kjo monedhë ka ekzistuar për një dekadë apo më shumë, dhe në vitin 2020 ajo ka parë rritje të kërkesës nga investitorë më të mëdhenj amerikanë, të tërhequr nga cilësitë e perceptuara të mbrojtjes së inflacionit dhe potenciali për fitime të shpejta, si dhe pritjet që do të bëhet një metodë pagese sê shpejti.