Kush eshte milioneri shqiptar në Japoni: Nga martesa me nje japoneze tek bizneset e njohura

2226
0

Mitat Haxhiislami është një sipërmarrës kosovar që jetën e tij e ka ndarë mes Pejës, Londrës dhe Tokios.

I njohur si Miki, në një lidhje drejtëpërdrejt me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka treguar shumë detaje nga jeta e tij, duke filluar nga fëmijëria, studimet për stamatologji, shpërngulja në Angli dhe deri jeta aktuale në Japoni.

“Kam pasur një lloj kreativiteti që në fëmijëri. Peja është një vend i mrekullueshëm, por mentaliteti është i mbyllur. Unë kam pasur një mendje të hapur që nga fëmijëria dhe kjo është edhe një meritë e familjes.

Shkollën e mesme e kam kryer në Prishtinë, kam kryer shërbimin e detyruar ushtarak, pastaj studimet për stomatologji.  Millosheviçi mbylli universitetet, më vdiq babai papritur në 89 nga një sulm në zemër dhe kështu vendosa të shkojë në Londër.

Atje më duheshin edhe dy vite për studimet dhe mundësi nuk kisha. Por fillova punë si të gjithë shqiptarët, pata fatin që hyra në gastronomi. Kam qenë nga shqiptarët e herëshëm me prindërit e Rita Orës.

Jo vetëm që përfundova në Japoni, po kemi edhe një cop toke në Karuizava, afër këtij vendi janë zhvilluar edhe Lojërat Olimpike Dimërore. Jetesa në Londër më ka trajnuar, prandaj nuk e kam pasur problem kuzhinën japoneze”.

Në vitin 1996 në Londër njihet me një vajzë japoneze, me të cilën u martohet dhe së bashku kane një fëmijë me emrin Len, i cili tani është 22-vjeçar”

“Ç’do martesë e përzier është sfidë në vete. Mirëpo, unë personalisht kam qenë shumë fatlum, sepse si familja ime ashtu edhe nga familja e bashkëshortes, kemi hasur në mirëkuptim të plotë dhe përkrahje maksimale për këtë martesë. Fatmirësisht kemi qëlluar të dyja palët mendje-hapura, çka më bën shumë krenar”, ka shtuar ai.

Nje nga kompanite në pronësi te tij eshte ‘INTERMEDICO JAPAN CO. LTD’, e cila është e specializuar kryesisht në prodhimin dhe shitjen e produkteve inovative për kujdes shëndetësor dhe kozmetike”, ka shtuar Miki.

Ai ka treguar se të udhëheqësh biznes privat në Japoni, si një i huaj, është gjë shumë e vështirë. Mirëpo me vullnet të mirë dhe punë të palodhshme, kjo mund të arrihet. Për t’i ikur vështirësive të shumta që janë prezente në tregun domestik japonez, nga shtatori i vitit 2010 ka vendosur të fokusohet në tregun ndërkombëtar.

Më tej, Miki është ndalur edhe nisma e fundit që ka ndërrmarë për zbulimin e 100 mijë fotove me Albanian Vintage, ku sipas tij shumë persona kanë mësuar aq shumë sa edhe leximet e mëpërparshme në libra.

“Fillova të mbledh fotografi që të tregoja një jetë të kaluarës sonë. Kështu takova një mikun tim Mërkur Beqiri dhe i thash kam një ide. Ai më tha pse nuk e vë në zbatim. Kur japonezët kanë një jetë, ndërsa ne nuk mund ta tregojmë historinë tonë. Marr mesazhe nga të 4 anët e botës dhe më thonë që më shumë kanë mësuar nga fotot se sa nga ato që kanë lexuar për historinë”