Skip to content

Pas emërimit si zv.ministër i Ekonomisë, Besart Kadia merr një tjetër post të rëndësishëm

  • by

Zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia ka marrë një tjetër post të rëndësishëm. Mësohet se Kadia me vendim të Këshillit të Ministrave është caktuar si pjesë përbërëse e grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Ky vendim është marrë disa ditë më parë, ndërkohë që është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Besart Kadia zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin.

Kadia, vetëm pak javë më parë mori postin e zv.ministrit të Financave që u shoqërua me bujë, pasi ai ka qenë pjesë e strukturave këshilluese të Partisë Demokratike. 

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.