A do ketë ndryshim te masave javën tjetër? Brataj jep pergjigjen qe s’e prisnim: Nuk mund të rrezikojmë…

750
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë në vendin tonë.

Ai tregoi se ka një stabilitet të situatës sa i takon shifrave të rasteve me koronavirus.

I pyetur nëse do të ketë masa të reja, ai tha se nuk është marrë ende një vendim për masa të reja.

Por shtoi se as nuk është menduar që masat e marra anti-Covid të lehtësohen, të paktën deri pas festave të fundvitit.

“Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra”, tha Brataj.

Vendimin për ndryshimin e masave e jep Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në një moment të caktuar vendoset. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave”.

“Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave. Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit”.

“S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara. S’do të rrezikoja personalisht në lirim masash. Testet e shpejta do të ndihmojnë, pasi përgjigja merret në 30 minuta. Aty ku punohet dhe në urgjencat e spitaleve”, tha Brataj.