Pensionistët do ta marrin shperblimin e fundvitit, por për administratën publike nuk ka shpërblim.
Brenda rishpërndarjes së parave në buxhet qeveria është duke llogaritur edhe shumën që do të japë si bonus në fundvit për pensionistët, e cila pritet të bëhet fakt në ditët në vijim. Por sipas ministres së Financave, Anila Denaj, këtë herë nuk do të kete shpërblime me bazë performance për administratën publike.
“Është një vit ku prioriteti është për shtresat në nevojë, për shtresat që kanë më shumë mundësi për ta marrë këtë fond bonus dhe pensionistët sigurisht janë aty të parët. Ne jemi duke kalkuluar masën dhe besoj në aktin normativ do ta bëjmë atë fakt”, tha Denaj për ‘TV Klan’.