Skip to content

Njihuni me miliarderin që u be i famshëm në rrjetet sociale për shkak të gjestit të veçantë

    Një miliarder është kthyer në sensacion në rrjetet sociale për shkak të gjestit të veçantë që ai kryen në rrugët e lagjes së tij, ai mbledh plehra dhe pastron rrugët e lagjes tij.

    51-vjeçari Zhong Congrong, i cili është një sipërmarrës shumë i fuqishëm në Kinë, prej tre vitesh del rregullisht dhe pastron nga mbeturinat rrugët e lagjes ku banon.

    Ai thotë se pavarësisht të qenit miliarder, ndihet i detyruar të japë një model të mirë dhe energji pozitive për komunitetin

    .

    tryu5rj56j56j56j.jpg

    Në një video të realizuar nga Sixth Tone, Zhong shihet teksa mbledh mbeturina nga rrugët e qytetit dhe mban veshur një bluzë portokalli që lexon “Ndalimi i hedhjes së plehrave në tokë nis nga ti dhe unë”.