Infermieri i spitalit tregon fjalet e fundit të Koço Devoles: Dreq virusi, po më merr shpirtin

672
0

Infermieri i Infektivit Korab Gjana ka treguar momentet e fundit të aktorit të njohur të humorit Koço Devole. Gjana thotë se në mëngjes kur po shikonte të sëmurët me radhë ka ndaluar edhe te aktori Devole. Ai tregon bisedën e fundit me Devolen i cili është shprehur se virusi po i merr shpirtin.

“Momentet e fundit me Koco Devole. Ne mengjes kur po shikoja me nxitim te semuret me radhe… Kur mberrij tek dhoma e shtrimit te Kocos… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me pergjigjet. Cfare dreq virusi paska qene ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj cdokujt! Ky virus ste kurseu as ty”, tregon Gjana.

Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai kishte rezultuar negativ në tamponin e parë, por gjendja e tij u rëndua edhe si pasojë e sëmundjes së leuçemisë. Devole mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm