Agron Llakaj preket gjate intervistes, nuk nxjerr fjalet për mikun e tij: Te me falesh, iku Koco..

733
0

Aktori dhe moderatori Agron Llakaj ka reguar pas humbjes së aktorit të madh të humorit, Koço Devole.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Agron Llakaj ka prekur me fjalë për kolegun e tij duke thënë se nuk mund ta besojë që ai është ndarë nga jeta dhe që nuk do të jetë më.

Llakaj shpreht se humori humbi sot Gjeneralin dhe se dimensioni i tij artistik ishte i pakrahasueshem dhe fisnik.

“Mund te gjeja nje fotografi me te bukur,por ky karakter yti me con te Chaplin….,sa aktor i bukur,sa komik,skenarist e regjisor,karikaturist me shije te holle,ishe gjithcka qe mjeshteria e humorit kerkon.Kush si ty?!Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thene dhe do ta them sa Zoti te me jap fryme dhe jete….

Dimensioni Yt artistik i pakrahasueshem,elegant dhe fisnik,aktor papioni .Shqiptaret te kane shijuar ne vite e vite….dhe sot ti ndalove ,ndalove per te nisur udhetimin e pakthyeshem drejt Zotit.I dashur Koco ! Ikja jote eshte dhimbje per kedo qe ka buzeqeshur e qeshur me Ty!

Per mua ishe i vecante,zemra ska fjale,jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do te jesh me.Koco! Ti kam thene me gjallje dhe skam pishman….Ti je Perandori i fundit i humorit shqiptar! Lamtumire i Madh! Lamtumire Gjigand !Qofsh i Zotit!Dua kohe ta besoj se eshte e vertet qe ke ikur,” shkruan Llakaj.

Gjithashtu Llakaj ka dhene nje interviste per Abc News ku preket dhe nuk arrin dot te nxjerre fjalet