Njihuni me vendin e parë në botë që mund të fitojë mbi Covid-19

562
0

Koronavirusi mund të zhduket nga Australia nëse Victoria dhe New South Wales vazhdojnë me numrin e ulët të rasteve, thone ekspertët.

Sipas mediave të huaja, të dy shtetet kanë qenë përgjegjëse për 90 për qind të 27 mijë rasteve të diagnostikuara që nga muaji shkurt.

Ekspertët kanë deklaruar se vendi duhet t’u përmbahet dy gjërave, në mënyrë që të “shpallë” fitoren. Epidemiologu i Universitetit La Trobe, Hassan Vally tha se rastet e reja duhet të frenohen.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë javës së ardhshme në Victoria, por edhe nuk është e pamundur të mendojmë që ne nuk do të shohim raste të reja për një javë ose edhe më shumë dhe teknikisht atëherë mund të themi se e kemi eliminuar virusin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryesuesja e epidemiologjisë në Universitetin Deakin, Catherine Bennett, beson se çelësi i suksesit do të ishte gjurmimi i rasteve të njohura.

“Edhe nëse virusi gjendet i pranishëm ka më shumë gjasa të vdesë se sa të përhapet”, u shpreh ajo.