Itali/ Gjobë deri në 560 euro dhe bu rg kush shkel rregullat e karantinës

748
0

Gjobat dhe rreziku i bur gut për ata që shkelin rregullat e përfshira në aktin e ri normativ anti-Covid, që sapo hyri në fuqi në Itali.

Ata që nuk kanë një arsye të vlefshme për të qarkulluar në fakt mund të marrin një gjobë prej 280 eurosh, e cila mund të arrijë 560 në rast përsëritjeje. Për ata që shkelin karantinën, parashikohet një kallëzim penal me arrest nga tre deri në 18 muaj, së cilës i shtohet një gjobë që mund të shkojë nga 500 deri në 5 mijë euro.

Për të qenë në gjendje për të lëvizur, italianëve do t’iu kërkohet një fletë vetë-deklarimi, e cila mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme. Arsyet janë të njëjta si në muajt e parë të pandemisë: puna, shëndeti dhe nevoja.

Nëse në zonat e kuqe dyqanet, baret dhe restorantet do të duhet të qëndrojnë të mbyllura, në zonat e verdha ato do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën, por me rregulla të sakta.

Qepenat e ngritura nga ora 05:00 deri në 18:00, numri i kufizuar i klientëve brenda, maksimumi katër persona të ulur në tryezë dhe detyrimi për të mbajtur maskë përveç se kur pinë dhe hanë. Në rast të shkeljes së rregullave, gjobat variojnë nga 280 euro në 560 euro. Restoratorët gjithashtu rrezikojnë mbylljen deri në pesë ditë të aktivitetit.

Nga ana tjetër, nuk ka ndëshkime për shkeljen e rekomandimeve të përfshira në aktin e ri normativ për pandeminë.

Këto përfshijnë ftesën për të lëvizur sa më pak të jetë e mundur edhe kur, si në zonat e verdha, është akoma e mundur që qytetari të zhvendoset nga një komunë në tjetrën ose nga një rajon në tjetrin.