Britania futet ne izolim, Boris Johnson zbulon kohën kur do te rikthehet normaliteti

505
0

Duke filluar nga dita e sotme, Britania e Madhe “ka përqafuar” rregullat e  reja, teksa do të qëndrojë i kushtëzuar për 4 javët e ardhshme.  

Vendim që nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, pasi dalja në rrugë do të kufizohet në fasha orari të caktuara, ndërkohë që pubet, restorantet, dyqanet jo thelbësore dhe parqet janë mbyllur.

Gjithsesi, kjo kohë korrespodon me fundin e masave më 2 dhjetor dhe sipas Johnson, nëse qytetarët i kanë respektuar masat do të jenë të lirë të lëvizin gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit.  

“Nuk kam dyshim se njerëzit do të jenë në gjendje t’i bëjnë Krishtlindjet sa më normale që të jetë e mundur dhe ne do të rihapim vendin para Krishtlindjeve,” tha Johnson në daljen e fundit të tij për shtyp, 

Britania, e cila ka numrin më të madh zyrtar të vdekjeve në Evropë nga COVID-19, po përballet me më shumë se 20,000 raste të reja të koronavirusit në ditë dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar skenarin më të keq atë që 80,000 persona mund të vdesin deri në fundin e pandemisë.