Shokohet e reja: Aplikova për punë në call center, ata kërkonin…

1083
0

Call center-at janë një ndër opsionet kryesore për të punësuar të rinjtë në vendin tonë.

Përgjithësisht studentët, por edhe ata që njohin një gjuhë të huaj punësohen në këto qendra telefonike që paguajnë mirë, pavarësisht lodhjes që kanë.

Një punë të tillë ka kërkuar edhe një vajzë nga Tirana, e cila kishte nevojë për një punë të dytë. Pasi ka parë një njoftim në rrjetet sociale për punë në një Call Center që paguante mirë, e reja ka vendosur t’i shkruajë vajzës që kishte postuar njoftimin.

Por vajza e cila ka dërguar denoncimin e saj pranë redaksisë së JOQ, është shokuar nga përgjigjja që ka marrë, sepse në fakt nuk bëhej fjalë për një call center si ato që jemi mësuar të dëgjojmë.

Kjo pasi kundrejt një pagese prej më shumë se 800 eurosh, vajza me emrin Evis, i thotë se do të lidhet direkt me të huajt, dhe nuk do t’i duhet as gjuha e huaj.

Jo vetëm kaq, por ajo i thotë se duhet të zhvishet dhe të bëjë çdo gjë që ata do t’i kërkojnë.

E reja e tronditur shkruan pranë JOQ:

Përshëndetje, unë quhem Era, jetoj dhe punoj në Tiranë. Aktualisht po kërkoja edhe një punë të dytë dhe tek një faqe e quajtur “Oferta punësimi Call Center Tirana”, pashë këtë njoftim.