Ministrja e Arsimit ben njoftimin e fundit, ja ç’do ndodhë me shkollat

7033
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, diten e sotme beri me dije se shkollat do të vijojnë të jenë të hapura deri në një vlerësim tjetër të Komitetit të Ekspertëve, pasi sipas saj, janë pikërisht ata që vendosën dhe për mësimin online në universitete.

Pavarësisht rasteve që ne konstatojmë të mësuesve të infektuar apo të nxënësve të karantinuar apo të drejtuesve të shkollave, megjithatë dua të them se jemi në kushte optimale.

Mësimi po vazhdon. Ne nuk kemi asnjë shkollë të mbyllur. Në të gjitha rastet kur ne kemi mësues të infektuar, ne i zëvendësojmë, kemi 1 mijë mësues shtesë. Në një kohë shumë të shpejtë ne bëjmë zëvendësimet. Natyrisht që duhet shumë durim.

Shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për momentin, pasi ne nuk mund të bëjmë parashikime afatgjata. I mirëkuptoj studentët, por prioritet në këtë moment është shëndeti.

Ekspertët gjykojnë se universitetet, konviktet, janë vatra të mundshme infeksioni sepse rinia, duke qenë se e kalon më lehtë virusin, nuk janë aq të kujdesshëm, u shpreh Evis Kushi.

Nderkaq edhe OBSH ne rekomandimet e saj te fundit beri apel qe shkollat te mos mbyllen edhe pse rritja e rasteve do te jete e larte.