Ndryshon protokolli për kurimin e Covid nga shtepia

1784
0

Ka ndryshuar protokolli për kurimin e te prekurve me Covid nga mjekët e familjes. Risi e këtij protokolli është vizita për të sëmurin apo edhe bërja e ekzaminimeve në banesë.

Sipas protokollit të siguruar nga Televizioni Klan, përcaktohet se format e lehta, ato me pneumoni dhe saturime mbi 92 % do të trajtohen në shtëpi. Po ashtu selektimi nëse është për në spital do e tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e parë të shenjave, por në ditën e 5 ose të 6 të sëmundjes.

Antibiotiku do të jepet vetëm në rastet kur ka ulje të oksigjenit, apo vështirësi në frymëmarrje. Po ashtu për rastet, të cilat do të duhet të kryhen injeksione, janë mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore të cilët do të asistojnë në banesë.

Mjekët e familjes kanë me dhjetëra raste në ditë persona pozitiv Covid. 90 % e tyre po e kalojnë në shtëpi. Sipas bluzave të bardha grup mosha më e prekur janë të rinjtë.