“Boom” rastesh me Covid19 në 24 orët e fundit, shenohet rekord i ri

695
0

Diten e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 421 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 7 pacientë kanë humbur betejën me virusin.

Lajm i mirë është se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga virusi Covid-19 118 të infektuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i vetëm i mirë sot është se janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit,  të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.