Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar diten e sotme një bllokim tre-javor në të gjithë vendin, në një përpjekje për të ndaluar një kërcim “agresiv” të infeksioneve, pas rritjes edhe të pacientëve të intubuar si dhe shtrimit në spitale.
Kyçja do të jetë e dyta që nga fillimi i pandemisë dhe do të fillojë të zbatohet të shtunën në mëngjes.
Të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet ndërqytetase do të ndalohen, ndërsa autoritetet do të rifutin një sistem që i detyron qytetarët të dërgojnë mesazhe me tekst në një numër qeveritar, për të marrë leje që ta dalin nga shtëpia kur u duhet për të punuar, për të blerë, për të vizituar një mjek, ose për të bërë stërvitje.
Shkollat e mesme do të mbyllen dhe mësimi do ta zhvillohet në distancë, ndërsa kopshtet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura.
“Edhe një herë, vendosa të marr masa më shpejt sesa të jetë vonë,” – tha Mitsotakis në një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke shtuar se ai ishte duke marrë parasysh këshillat nga komiteti i ekspertëve që këshilluan qeverinë.
Mitsotakis thotë se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e “detyroi” atë të marrë masa tani, në vend që të priste për të parë sesi do të funksionojnë kufizimet e njoftuara kohët e fundit. Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte madh , – shpjegoi ai.
Ai gjithashtu tha se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët të cilët do të preken nga bllokimi i ri, duke vënë në dukje se detajet e planit do të paraqiten nga Ministri i Financave Christos Staikouras pasditen e sotme.
Në të njëjtën koferencë, profesori i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras paraqiti të dhëna nga javët e fundit që tregojnë rritjen masive të numrit të infeksioneve. “Virusi është këtu” dhe lufta kundër tij vazhdon, tha ai.