Virologu më i njohur në Gjermani, Christian Drosten, dha një keshille se si duhet të sillemi gjate kesaj periudhe te pandemise.
Në një intervistë për “Neue Osnabrücker Zeitung”, virologu u shpreh: “Më e mira është që të sillemi sikur jemi me Covid-19 dhe të bëjmë të pamundurën për të shmangur që të përhapim sëmundjen. Ose mund të bëjmë të kundërtën: të sillemi sikur të gjithë e kanë virusin dhe ne duhet të mbrojmë veten”.
Sipas tij, nuk pritet normalizim i situatës në periudhën afatshkurtër: “Mendoj se vetëm nga vera e ardhshme mund të shohim përmirësim”.