E fundit/ Nga shkollat tek qendrat tregtare, keto jane masat e reja anti-COVID ne Itali

963
0

Rritja e shumte e numrit të rasteve me Covid19, beri që Italia të vendose serish masa të reja kufizuese.

Diten e sotme kryeministri italian Giuseppe Conte beri të ditura masat e reja duke u shprehur në Parlament se masat nuk dot jenë të njëjta në të gjitha rajonet e vendit, pasi ato do të zbatohen në varësi të shifrave të infektimeve në çdo rajon.

Një ndër masat e shpallura nga Kryeministri është kufizimi i lëvizjes për të udhëtuar në drejtim të Rajoneve me rrezik të lartë të infektimit, me përjashtim të punës, studimit dhe nevojave shëndetësore.

Në kuadër të masave të reja shtrenguese, parashikohet ulja me 50% e kapaciteteve të transportit publik lokal, mbylljen e muzeve, ndalimin e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe një shtetrrethim në mbrëmje. Ndërkohë,  mësimi do jetë në distancë për shkollat e mesme.

“Rastet e Covid po rriten gjithandej. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga ndikimi i valës së dytë. Në javët e fundit, rritja e rasteve të Covid ka qenë 150 infeksione për çdo 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet, ringjallja e virusit ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të infeksioneve .

“Duke u nisur nga situata veçanërisht kritike në disa rajone ne jemi të detyruar të ndërhyjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike”,- shprehet Conte.