Rritet lista, nje tjeter vend i BE futet në KARANTINË

454
0

Vendet në të gjithë Europën po rikthejne kufizimet në jetën publike, teksa rritjet e infeksioneve nga koronavirus po shtojne shqetesimin e vendeve se pandemia po rikthehet me forcë, duke sjellë një tjetër urgjencë të shëndetit publik, me afrimin e dimrit.

Listes se shteteve te Francës, Gjermanisë, Belgjikës i shtohet edhe Portugalia duke vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mediat vendase bëjnë me dije se masat do të aplikohen zonën e Lisbonës dhe Portos, ku njerëzve në këto qytete u kërkohet që të dalin nga shtëpia për punë thelbësore, si për të shkuar në punë, në shkollë dhe për të bërë blerje.

Do të mbyllen restorantet dhe dyqanet pas orës 22:00.

“Nëse nuk bëhet asgjë, rritja e infeksioneve do të na çojë drejt një situate kolapsi të sistemit tonë shëndetësor,” u shpreh kryeministri Portugez Antonio Costa.

Masat do të shikohen sërish pas dy javësh.

Deri më tani në Portugali 2.507 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 141,279