8 muaj nga nisja e pandemise, Ministrja Manastirliu jep lajmin e mire: Eshte gati, sapo të jetë e nevojshme do te…

497
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e djeshme Spitalin e Infektivit, ku ka shprehur mbështetjen dhe motivuar stafin, disa prej të cilëve kanë plot 8 muaj që përballen intensivisht me pandeminë e Covid-19.

Ministrja iu pëgjigj edhe akuzave të opozitës për “gjendjen katastrofike” dhe “tejmbushjen e dy spitaleve” të vëna në dispozicion për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Ajo ka dhene lajmin e mire duke treguar se spitali “Covid 3” është i kompletuar, por hapja do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, çka do të përcaktohet nga mjekët.

“Si mund të thuhet që s’ka spital Covid-3, hajde nesër shkojmë e vizitojmë. Ne do ta hapim këtë spital, sa të jetë e nevojshme do të hapet. Kur të thoni ju, kur të thonë mjekët”, tha ndër të tjera Manastirliu.