“Burri me Covid, ndersa gruaja jo”, mjeku zbulon misterin shkencor.

1980
0

Gjate nje interviste per Ora News, ndër të tjera mjeku shqiptar Sallabanda, shpjegoi se infektimi nga virusi varet nga karakteristikat gjenetike të çdo personi.

Sallabanda: Në një familje me katër veta një mund të jetë infektuar dhe tre jo.Kjo do të thotë se struktura gjenetike e tre pjesëtarëve të familjes është ndryshe nga ai person që është infektuar. Ka qenë shumë e çuditshme që kemi pasur burrin të infektuar dhe gruan jo dhe anasjelltas. Megjithëse nuk është vërtetuar, grupi i gja kut zero ka më pak mundësi për tu infektuar.