Në të gjithë shtetet e Evropës, qeveritë jane duke ndërmarre masa të reja shtrenguese për tju ruajtur një valë të dytë të infeksioneve dhe disa prej tyre tashme kanë rikthyer edhe karantinën. Por a rrezikon vendi yne mbylljen?
Shefi i Urgjences Kombetare, Skënder Brataj shpjegoi në Opinion se koronavirusi ka pësuar mutacione që prej muajve mars, prill dhe maj dhe tashmë shfaqet me simptoma të ndryshme. Megjithatë ai theksoi se me uljen e temperaturave, që sjell gripin dhe sëmundje të tjera stinore organizmi do të jetë më i ekspozuar ndaj Covid-19.
Brataj vlerësoi se duhet mbajtur maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa shtoi se me këto shifra që kemi aktualisht nuk rrezikojmë mbylljen por kufizime të tjera.
“Në verë virusi humbi shumë veti por në temperatura të ulëta ai mbijeton më kollaj. Virulenca me gripin bashkë kthehen në një problem më të madh. Format më të lehta janë temperatura, humbja e shijes. Këto shenja nuk ishin në muajt mars, prill, maj. Virusi ka pësuar mutacion. Njerëzit që po preken më shumë në spital janë mosha e mesme sepse mosha e tretë po mbrohet. I terrorizuam moshat e treta dhe e respektuan. Masat dhe mënyra e sjelljes janë të gjitha bashkë. Përhapja e infeksionit është njësoj por simptomat kanë ndryshuar”, tha Brataj.
“Në këtë moment nuk rrezikojmë mbylljen, me këto numra, por na rrezikohen kufizime të tjera”, u shpreh Brataj.