16.5 C
Tirana

Kryemministri Rama ndryshoi qëndrim për maskat, qytetarët të ndarë

Date:

Share:

Një muaj e gjysmë pasi shprehej se maska nuk ishte e nevojshme në ambientet e hapura, Edi Rama ndryshoi qëndrim. Nga data 15 tetor edhe në Shqipëri, sipas tij, maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura.

Pas këtij vendimi, qytetarët kanë shijuar të dielën e fundit pa maska në parqe e rrugë. Një pjesë e mendojnë të drejtë vendimin dhe pse deri tani nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente të hapura edhe aty ku është e vështirë të ruhet distanca. Të tjerë qytetarë shprehen se ky vendim duhet diskutuar mes ekspertëve pasi jo të gjithë mund ta mbajnë për orë të zgjatura maskën.

Ndërsa më absurd u duket rregulli që maska hiqet kur jemi në lokal dhe restorant, edhe pse rreziku i infektimit është i madh.

Për të moshuarit, ky vendim nuk do të prishë qetësinë e tyre, madje as lojën e dominosë në ditët në vijim.

Edhe pse ky vendim pritet të shoqërohet me reagime e kundërshti, nga 15 tetori  çdo qytetar do të gjobitet me 2 mijë lekë të rinj nëse kapet pa maskë në rrugë dhe ambiente të tjera të hapura.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.