Ne kete shtet te BE po behet nami, qeveria kerkon te shmangen daljet e panevojshme

522
0

Me një total infeksionesh që nga fillimi i pandemisë në rritje në 716,481, më e larta në Evropë, Spanja po vlerëson masat e reja. Në kryeqytetin Madrid, për ditë me radhë në konflikt me qeverinë po zvhillohen protesta kundër kufizimeve antivirus.

Me miliona qytetarë janë ndaluar të lëvizin përveç për arsye pune, studimi ose trajtimi mjekësor, një masë megjithatë më e butë se sa kërkohet nga qeveria. Nga sot rekomandohet që “e gjithë popullsia te shmange udhëtimet e panevojshme”, pavarësisht nëse ata banojnë në zonat në rrezik, si dhe ndërhyrja e qeverisë nuk përjashtohet.

E para në Evropë dhe e teta në botë për infeksione, e katërta në Evropë dhe e nënta në botë për numer jesh te humbura (31,232 që nga fillimi i pandemisë, në një renditje që e sheh Mbretërinë e Bashkuar të parën me 42,077 vdekje të ndjekur nga Italia, 35,835 dhe Franca, 31,741), Spanja ka parë një rritje të rasteve ditët e fundit, veçanërisht në rajonin e kryeqytetit.

Presidentja e Komunitetit të Madridit Isabel Ayuso, megjithatë, përsëriti në një intervistë televizive me Antena 3 se ajo nuk ka ndërmend të shtrëngojë masat e kontrollit të virusit. “Ne po shkatërrojmë veten – tha ajo -. Ne nuk mund të mbyllim gjithçka. Duhet të mendojmë për propozime krijuese dhe të ndërmjetësimit”, tha ajo pasi akuzoi qeverinë për mungesë koherence. Ekzekutivi i Pedro Sanchez – raporton shtypi spanjoll – punoi gjatë fundjavës në mundësinë e një ndërhyrjeje në Madrid, e cila gjithsesi paraqet shumë probleme të pajtueshmërisë politike.

Ndërkohë në Francë numri i pozitiveve të reja, pasi kishin kaluar 16,000 infeksione ditore dhe më pas ra në 15,797 dhe 14,412, ra dje në 11,123 por ulja është për shkak të numërimit të zakonshëm në fund të fundjavës, i kufizuar për shkak të mbylljes së laboratorëve të analiza private. Shkalla e rasteve pozitive vazhdon të rritet ditë pas dite, duke arritur 7.4% krahasuar me 5.7% një javë më parë. Numri i të shtruarve në spital për Covid-19 po rritet vazhdimisht, me 102 pranime të reja në 24 orë. Kishte 786 pranime në reanimacion, 23 më shumë se të shtunën.