Pas propozimit per martese, fëmijë me Markun? Ja si pergjigjet Rudina…

630
0

E ftuar ne emisionin “Ftesë në 5”, aktorja e humorit Rudina Dembacaj u pyet nga moderatorja Bieta për një fëmijë të dytë, dhe ajo u përgjigj pozitivisht, por në një plan më afatgjatë, pasi për momentin është e angazhuar në biznes dhe në botën e spektaklit.

“Kam në plan një fëmijë tjetër, po, a e kam në plan tani? Jo. Ne kemi shumë angazhime, nuk është momenti për të menduar për bebe të vogël, unë kam spektaklin, kemi shumë angazhime. Mendoj që Viktorja është ende e vogël, të rritet edhe pak”, tha Rudina.