Zbulohet nje tjeter detaj i ri mbi historine e Bleona Matës, ja cfare eshte gjetur….

3539
0

Nëna e Bleones, Bukurie Veizi, ka zbuluar një fakt tr ondites, atë se vajza e saj është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë tip Fuoristradë qe i ka ndjekur nga pas.

Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zv arrë rrugës.

E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni? dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi po licia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin ate qe kishin pare në atë moment. Kur erdhi po licia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë.

E kanë parë shumë mirë Begzim Isën i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht. Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. E pashë, tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën.