Skip to content

Kryeministri britanik njofton masat e reja: Do të zgjasin deri në 6 muaj, mesohet se ..

    Pas rritjes se numrit të rasteve të reja me Covid-19, Britania e Madhe ka vendosur masa të reja për të parandaluara përhapjen e koronavirusit

    Gjatë një konferencë për shtyp kryeministri Boris Johson ka njoftuar masa të reja, teksa është shprehur se këto kufizime mund të zgjasin deri në 6 muaj.

    Të gjithë punonjësit në dyqane duhet të vendosin maska për fytyrën, ndërsa dasmat do të kufizohen deri në 15 persona maksimumi.

    Ai u shpreh se të gjithë ata që nuk do të respektojnë këto rregulla do të gjobiten, ndërsa tha se masat do të ashpërohen nëse do të jetë e nevojshme.

    Johson ka kërkuar gjithashtu se të gjithë ata që kanë mundësinë të punojnë në shtëpi.

    Kujtojmë që deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar 41,788 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 398,625.