Rritja e rasteve ne vjeshte, shtetet po futen ne izolim, a do te rikthehet karantina ne vendin tone, ja cfare thote Brataj

847
0

Stina e Vjeshtes pritet të sjellë rritje të rasteve, por kjo nuk do të përkthehet në izolim total, si në muajt e fillimit të pandemisë së COVID-19. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv, ka bërë me dije se rikthimi i karantinës totale nuk është një skenar që po diskutohet, teksa thekson se kurba e të prekurve ka qenë stabël.

“Kemi qenë në të njëjtin drejtim, ku të gjithë skenarët janë të parashikuar. Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet COVID. Që do të ketë me vjeshtën kushtet të tjera, që pritet të rritet numri, nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare. Fakti që është bërë vaksina e turbekulozit, ka pasur më pak raste. Ardhja e gripit do e përkeqësoj pak situatën. Format më të lehta kalohen në shtëpi. 96% e të infektuarve janë trajtuar në banesë. Fakt pozitiv është rritja e numrit të të shëruarve, në 56.04%. Duhet të forcojmë masat dhe të ndërgjegjësohemi”, tha Brataj në intervistën për gazetaren Doris Sallaku

Hapja e shkollave nuk e ka dhënë “ende efektin”. Që do të thotë është ende herët për të përcaktuar nëse rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka ndikuar në rritjen e shifrave. Një gjë e tillë, ka sqaruar Brataj, pritet të shihet nga mesi i muajin tetor, megjithatë theksin e vuri te bashkëjetesa.

“Është një proces dinamik që e ndjekim hap pas hapi. Të gjitha shkollat e kanë në dispozicion se si do të veprohet nëse ka të infektuar, por nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllet një klasë dhe jeta do të vijojë normalisht. Kjo do të thotë bashkëjetesë. Jeta do të vazhdojë. Gjendja është stabël nuk ka një rritje shumë të madhe. Nuk kemi pse flasim për shtrëngim masash.  Dy-tre javë do të presim që të shohim rezultatin e fillimit të shkollës, se brenda një jave nuk mund të ndryshohet. Po vijnë kushtet jo favorizuese e virusit. Virusi ka ndryshuar sjelljen e tij, ka edhe problemin e virulencës ose mospërqëndrimin e tij. Simptomatologjia ka ndryshuar shumë, pjesa më e madhe e kalojnë në gjendje të lehtë që tregojnë se nëse kanë 7 mln aktiv sot, 99% janë të formave të lehta”, tha Brataj.