Sekretarja e Përgjithshme e Min. se Brendshme ka qenë kamariere në klipin e Alban Skënderajt, reagon këngëtari: S’e njoh personalisht, por…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka bere nje reagim për herë të parë pas publikimit të lajmit se modelja në klipin e këngës së tij  “Mirëmëngjes”, është pasuesja e Plarent Ndrecës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Lidhur me modelen Elena Pici, Skënderaj shkruan se gjatë 10 viteve që ajo mund të ketë studiuar dhe ta ketë merituar postin që i është besuar.

Ndër të tjera, këngëtari sjell edhe shembuj të huaj, sesi persona me karriera artistike kanë arritur që të bëhen pjesë e botës politike. Edhe pse shprehet se nuk e njeh personalisht, kantautori bën me dije se do ta mbështesë Picin, duke theksuar se vendi ka probleme me të mëdha se e shkuara e saj.

“Më ranë dhe mua në sy titujt e disa portaleve që përshkruajnë një vajzë të repesktuar, Elena Pici, e cila “nga kamariere në klipin tim ka arritur të marrë një post të rëndësishëm publik.” Është fakt që titujt e disa portaleve tashmë njerëzit i marrin gjithmonë e më pak serizoisht por për vetë fajin e tyre, pra të portaleve. Megjithatë në këtë rast është absurde do thoja dhe demotivuese për çdo kënd e sidomos të rinjtë, e përshkruar si diçka de.nigreuese.

Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat. Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni. Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e tij! Unë nuk e njoh personalisht por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore,”-shkruan këngëtari.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.