E rëndë/ Refuzoi lidhjen, 22 vjeçari qëllon me automatik ndaj vajzes 14 vjeçe

881
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Divjakë ditën e sotme. Policia njofton se ka vënë në pranga një 22 vjeçar që tentoi të vrasë një vajzë të mitur, 14 vjece pasi ajo i refuzoi lidhjen intime.

Personi i arrestuar quhet Bajram Krasniqi nga fshati Babunja i Divjakës në rrethin e Lushnjes. Fatmirësisht e mitura nuk ka pësuar dëmtime ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja armë automatiku.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Po sot nga Lezha u raportua një tjetër ngjarje ku viktimë e dhunës ishte një vajzë 13 vjeçe. Ajo kishte pranuar të lidhej me një djalë24 vjeçar por më pas ai e kishte dhunuar. Vajza denoncoi dhunuesin por policia ende nuk e ka arrestuar madje është përpjekur ta lehtësojë duke mos e çuar në prokurori për marrëdhënie seksuale me të mitur, por për “dhunë në familje”.