Stuhi të fuqishme ne detin Jon më 18 shtator. Meteoalb: Ja si do te ndikoje ne vendin tone

1039
0

Meteorologët e huaj kanë parashikuar një stuhi të fuqishme që do të prekë zonat mesdhetare më date 18 shtator. Stuhia tropikale do të sjellë era të forta deri në 200 km/h dhe rrebeshe shiu.

Meteoalb ka bere të ditur për abcnews.al se vendi yne mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës dëri në 45 Km/h.

Ndërkohë, “Medicane”, një term i përdorur nga specialistët për stuhitë në Mesdhe, parashikohet të prekë brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

Zhvillimi i një stuhie tropikale në Mesdhe do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku parashikohet që shpejtësia e erës në det të jetë deri 200km/orë.

Kjo stuhi do të prekë dhe brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

Vendi ynë mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 Km/h”, thekson Meteoalb