Vajza e ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi njihet më së shumti për deklaratën e fortë kundrejt ish-ministres Besa Shahini, ku është shprehur asokohe ndaj kësaj të fundit se po tallej me djersën e maturantëve në kohë pandemie.
Aleksia Peleshi është shumë aktive në rrjetin social instagram dhe tregon shpesh momente nga përditshmëria e saj.
Përmes opsionit pyetje-përgjigje në instagram, një pyetje që ka pikasur është ajo që lidhet me planet e saj pasi të ketë përfunduar studimet.
Pyetjes se cilat janë planet e saj pas përfundimit të shkollës, vajza e ish ministrit të Bujqësisë I përgjigjet:
“Shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve dua t’i futem politikës”, është shprehur bukuroshja, duke treguar se i ka idetë e qarta për të ardhmen e afërt. Aleksia e ka rrugën e hapur drejt politikës, me siguri ministri do të jetë mbështetja më e madhe e vajzës së tij në politikë.