Zbulim i rralle/ Shkrihen akujt ne ishul, del në dritë ariu 30 mijë vjeçar, ende i paprekur, shikoni si duket

109
0

Shkrirja e akujve ne pjesën veriore të Rusisë, po nxjerr në dritë me ritme të shpejta dëshmi pothuajse të paprekura të një epoke të historisë  që cilësohej e humbur.

Shkencëtarët e Universitetit të Yakutsk kanë deklaruar një zbulim që e cilësojnë historik, në fushën e arkeologjisë. Bëhet fjalë për një trup pothuajse të paprekur të një ariu të shpellave, që mendohet se ka jetuar midis 22 mijë dhe 39 mijë vjet më parë. Deri më tani nga kjo specie njiheshin vetëm kockat.

“Ky është një zbulim fantastik, i pari në llojin e tij, sepse bëhet fjalë për një ekzemplar që ka ruajtur ende indet e buta, organet e brendshme, madje edhe hundën e tij”.

Ariu u zbulua në një nga zonat më të izoluara të Siberisë, por edhe ajo më e pasura me zbulime në kohët e fundit, ishujt Lykhovsky. Mamuthë, rinoqerontë dhe luanë janë zbuluar në gjendje shumë të mirë në vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.