Vdes shqiptarja në aksidentin tragjik, ishte gruaja e shefit të policisë italiane

884
0

Vdes gruaja e re shqiptare në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane japin detaje nga ngjarja e djeshme duke bërë me dije se shqiptarja është 35 vjecarja, identifikuar si Amantia Sula, gruaja e një zyrtari të policisë.
Bëhet fjalë për italianin Claudio de Leporini, edhe ai 35 vjecar është komandant i karabinierëve në Cremona, i cili ishte në timon kur ndodhi aksidenti dhe aktualisht ndodhet për kurim në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi kur makina BMË e drejtuar nga burri i shqiptares u përplas me një kamion, në Pieve San Giacomo, Cremona.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë dy ambulanca dhe forcat e zjarrfikësve, që punuan për nxjerrjen e makinës së çiftit që kishte përfunduar e përmbysur brenda një kanali me ujë.
Për gruan nuk mund të bëhej asgjë, pasi u konstatua në moment se kishte ndërruar jetë./L.P./Dritare.net