10 rastet më të çuditshme se ku trafikantet e kane fshehur drogen gjate kalimit ne pikat doganore

1089
0

Imagjinata përtej limiteve e trafikantëve të drogës

Gazeta franceze “Le Figaro” duke iu referuar doganës franceze ka përmbledhur dhjetë rastet më të çuditshme të tre viteve të fundit se si trafikantët e drogës, por jo vetëm ata, tentojnë të kalojnë drogën pikat kufitare. Kokainë në arra kokosi, fistiqe, apo në topa buling-u. Konserva të çuditshme sardelesh ose sete tavolinash të ngjeshura mirë. Agjentët e doganave bëjnë zbulime nga më të paimagjinueshmet.

11. Një ndeshje e veçantë buling-u.
Ndërmjet imazheve të mbledhura nga doganat topi i buling-ut i mbushur plot me “pluhur” kokaine ka bërë një proces të pazakontë. Nuk e dimë nëse topi i zi do ti rezistonte një strike-u me gjuajtjen e parë.

 

 

 

22. Një kafe me shije ndryshe
Në aeroportin e Parisit, në mars të 2013, agjentët e atidrogës zbuluan as më pak e as më shumë se 10 kg kokainë në qese kafeje të markës OMA, të boshatisura. Një fshehje klasike e drogës aq sa mund të jetë një shishe alkooli, apo një flakon parfumi.

 

 

33. Një trafikant në një karrige me rrota
Në Guijane një trafikant i ngarkuar me detyrën e transportimit të 15 kg kokainë pati idenë që të hiqej si një person handikapat. Ai u përpoq ta kalonte mallin, të fshehur në sediljen e boshatisur dhe në shpinën e karriges me rrota. I ndaluar në tetor të 2012, trafikanti luajti bllofin duke deklaruar se ishte detyruar të transportonte drogën, për llogari të porositësve anonimë britanikë.

 

 

44. Konserva të mbushura me sardele të çuditshme
Në kufirin franko-belg doganierët po dyshonin në një kamion i cili transportonte qindra kutia konservash pa etiketa. Mesatarisht secila prej tyre kishte dy kg kanabis. Pasi i hapën të gjitha konservat me dorë agjentët gjetën një total prej 625 kilogram me një vlerë tregu prej tre milion eurosh.

 

 

 

55. Fildish në statujë
Trafikantët e fildishit, tregtia e të cilit është rreptësisht e ndaluar, me një çmimi që shkon deri në 1000 euro kilogrami, e trafikojnë shpesh fildishin nëpërmjet veprave të artizanatit folklorik. Në foto bri i një elefanti afrikan i prerë në pjesë për të mbushur një statujë të zbrazur për këtë qëllim. Kjo ngarkesë do të kalonte po të merreshin parasysh dhe kontrollet me rreze X në aeroporte.

 

 

 

66. Fistiqe të mbushura me pudër
U deshën orë të tëra durimi. Duke inspektuar (kontrolluar) qese me miks aperitivësh (fruta të thata), të shitura nën markën “Diamantet e Kalifornisë”, doganierët hapën një e nga një fistiqet, arrat dhe bajamet për të parë që ato ishin të mbushura rrafsh me kokainë. Në total 2,8 kilogram ishin fshehur me çmimin e një pune hyjnore.

 

 

 

77. Kanabis me shije molle
Gjetja e kanabis sativa brenda paketimeve të lëngjeve të frutat nuk ka qenë aspak e çuditshme për doganierët, të cilët gjithashtu kanë gjetur drogë ne kukulla, doreza thikash e pirunësh e deri te qirinjtë kishtar.

 

 

 

88. Kasafortë nën shasinë e makinës
Prillin e shkuar policia gjeti, nën shasinë e një makine të targuar në Portugali, 110.000 sterlina një ekuivalent i 233.000 eurove. Ishte nervozizmi pa shkak i dy pasagjerëve, që policia zbuloi kasafortën artificiale të instaluar nën shasinë e makinës. Analizat e bëra çojnë në mendimin se kjo fshehje mund të ketë shërbyer dhe për trafik droge.

 

 

 

99. Të jetë vallë kamion vetëm për karrota
Një kontroll i bërë në autostradën A63 në Francë bëri të mundur kapjen e 63 kilogramëve amfetamine (lloj droge) në një kamion ë po transportonte tetembëdhjetë ton karrota nga Spanja. Kamioni kishte të veçantë se nën dysheme dispononte një sistem inxhinierik arkash të lidhura me njëra-tjetrën. Ata mund të transportonin drogë, armë, ose dhe gjera luksi kontrabande.

 

 

 

1010. Një pastë dhëmbësh me kolinoz të “bardhë”
Të fshehësh kokainë nëpër ambalazhe medikamentesh të ndryshme është tashmë diçka klasike. “Në fakt i gjejmë ngado” thotë drejtoria e përgjithshme e doganave franceze, nga ku mund të veçojmë gjetje kokaine në hard disqe kompjuterësh, në kërmij, etj”

Përgatiti: Elkierd Deliu